Konflikte të reja në horizont?/ SHBA konfirmon mbështetjen për aleatët, miratohen paketat ushtarake edhe për Izraelin e Tajvanin

Konflikte të reja në horizont?/ SHBA konfirmon mbështetjen

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi sot paketën e ndihmës me vlerë mbi 60 miliardë dollarë për Ukrainën, por jo vetëm.

SHBA konfirmoi sot mbështetjen për Izraelin dhe aleatët në rajonin Indo-Paqësor.

Dhoma ka miratuar një paketë financimi me vlerë 26.4 miliardë dollarë për Izraelin.

Paketa përfshin ndihmën ushtarake, duke përfshirë rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe financimin për masat humanitare.

Sa i përket rajonit Indo-Paqësor, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme prej 8.1 miliardë dollarësh kryesisht për Tajvanin.

Financimi është kryesisht për të penguar agresionin kinez në rajon ndaj vendit ndaj të cilit Pekini ka pretendime territoriale, të cilat nuk i ka fshehur.

EMISIONET