Komplikacione në shtatzani, jetën e gruas amerikane në rrezik sepse aborti ndalohet në Maltë

Komplikacione në shtatzani, jetën e gruas amerikane në rrezik

Andrea dhe Jay nuk e kishin menduar kurrë se do të ishin në këtë situatë: duke u lutur që zemra e vajzës së tyre të vogël të pushonte së rrahuri përpara se Andrea të bënte një infeksion vdekjeprurës.

Çifti nga SHBA, ishin me pushime në Maltë kur Andrea Prudente, e cila është 16 javë shtatzënë, kur filloi të humbiste gjak.

Mjekët i thanë asaj se placenta ishte pjesërisht e shkëputur dhe shtatzënia e saj nuk ishte më e qëndrueshme.

Por zemra e foshnjës ishte ende duke rrahur - dhe në Maltë kjo do të thotë se me ligj mjekët nuk mund t'i japin fund shtatzënisë. Javën e fundit, çifti kanë mbetur të bllokuar në një dhomë spitali, duke pritur.

"Ne jemi këtu me mirëkuptimin se nëse ajo shkon në lindje, atëherë spitali do të angazhohet. Nëse zemra e foshnjës ndalon, ata do ta ndihmojnë me këtë. Përveç kësaj, ata nuk do të bëjnë asgjë."

“Me hemorragjinë dhe ndarjen e placentës nga mitra, me membranën e këputur plotësisht dhe kordonin e kërthizës së foshnjës që del përmes qafës së mitrës së Andreas, ajo qëndron në një rrezik jashtëzakonisht të lartë të infeksionit, të gjitha këto mund të parandalohen.”

Shpresa e tyre e vetme është një evakuim mjekësor urgjent në Britani - të paguar nga sigurimi i tyre i udhëtimit.

Në vitin 2017, një tjetër turist duhej të evakuohej në Francë për të marrë një ndërprerje urgjente. Por për gratë malteze kjo nuk është alternativë.

EMISIONET