Kompania ajrore ruse thotë se do u kthejë paratë e biletave rusëve të thirrur për tu mobilizuar

Kompania ajrore ruse thotë se do u kthejë paratë e biletave

Kompania ajrore shtetërore ruse Aeroflot njoftoi të enjten, 22 shtator  se do t'u kthente paratë për biletat e blera para të mërkurës, të gjithë atyre shtetasve rusë që ishin thirrur për tu mobilizuar.

“Qytetarët që i nënshtrohen rekrutimit që kanë blerë bileta përpara datës 21 shtator 2022 (përfshirë) kanë të drejtë për një rimbursim në biletë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Të frikësuar se mos thirren për të luftuar në Ukrainë, një numër i madh rusësh nxituan të rezervojnë bileta një-drejtimshe për të ikur nga vendi.

Paniku erdhi pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për luftën në Ukrainë, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

300 mijë rekrutë pritet t’i bashkohen ushtrisë ruse. Menjëherë pas vendimit qytetarët nisën të marrin thirrjet, tha një avokat i të drejtave të njeriut.

Protestat shpërthyen në 38 qytete ruse ndërsa policia arrestoi rreth 1 mijë e 400 persona.

EMISIONET