Kolumbia do të trajnojë ushtarët ukrainas në çaktivizimin e minave

Kolumbia do të trajnojë ushtarët ukrainas në

Kolumbia do të dërgojë një ekip të sajin në Europë për të trajnuar  trupat ukrainase në pastrimin e minave.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i mbrojtjes Diego Molano Aponte në një postim në Twitter.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai deklaroi se 11 inxhinierë ushtarakë kolumbianë do dërgohen në një vend anëtar të NATO-s për të trajnuar disa nga ushtarët ukrainas me teknika për të hequr minat tokësore dhe eksplozivë të tjerë.

Kolumbia është një nga vendet më të minuara në botë. Vdekjet prej tyre janë ende prezente pas dekadash luftime mes qeverisë dhe grupeve të armatosura.

EMISIONET