Kollçaku: Lufta në Ukrainë do të vazhdojë gjatë, mund të shkojë edhe me vite

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gjeneral dhe deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku u shpreh se ka një kosto të paparë mbi popullsinë civile dhe infrastrukturën civile në Ukrainë.

Kollçaku tha se lufta do të shkojë gjatë sepse askush nuk mund të dakordësojë, nga ana e Rusisë, Putini nuk mund të humbë fytyrën, ndërsa Ukraina nuk shkëmben tokën me armëpushimin.

Kollçaku: Kjo është një kosto e paparë mbi popullsinë civile dhe infrastrukturën civile. Kohëzgjatja e luftës mundtë shkojë, qofsha i gabuar, do të shkojë edhe me vite. Do të shkojë gjatë sepse askush nuk mund të dakordësojë, nga ana e Rusisë, Putini nuk mund të humbë fytyrën, ndërsa Ukraina nuk shkëmben tokën me armëpushimin.

Janë minimalisht 20 mijë të vrarë, janë dyfish numri i të plagosurve dhe të kapurve rob. Vetëm nga forcat nga zona e Donbasit, 50% e tyre ose janë vrarë ose janë larguar. Është një humbje kolosale, pa llogaritur krizën, refugjatët dhe krizën e ushqimeve.

EMISIONET