Kina rrit investimet në teknologji, akordon fondin 47 mld dollarësh për çipat e avancuar pas kufizimeve të SHBA

Kina rrit investimet në teknologji, akordon fondin 47 mld dollarësh

Pekini ka nisur një fond të ri investimi të mbështetur nga shteti i fokusuar në avancimin e industrisë së gjysmëpërçuesve të vendit, sipas një raporti nga shërbimi kinez i informacionit të korporatave Qichacha. Masa vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve të SHBA për të kufizuar aksesin e Kinës në çipat e avancuar.

I quajtur Fondi i Investimeve në Industrinë e Integruar të Kinës Faza III dhe me vlerë 47 miliardë dollarë, është i treti i këtij lloji në një seri investimesh që Kina ka bërë gjatë dekadës së fundit me synimin për të forcuar sektorin kinez të çipave dhe për të bërë vendi i vetëmjaftueshëm në prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Fondi i parë i tillë u lançua në vitin 2014 me një investim prej rreth 140 miliardë juanë, me një tjetër të hapur në vitin 2019 me vlerë rreth 200 miliardë. Së bashku ata njihen edhe si Fondi i Madh – një skemë financimi për të promovuar planin e zhvillimit industrial të Pekinit “Made in China 2025” .

Ndërkohë që asnjë detaj në lidhje me objektivat e investimeve të fondit nuk janë zbuluar ende zyrtarisht, raportet e mëparshme të mediave kanë sugjeruar se ai do të fokusohet në gjysmëpërçuesit dhe pajisjet prodhuese të lidhura me inteligjencën artificiale, si dhe në projektet e kërkimit dhe zhvillimit që synojnë rritjen e aftësive të AI duke përdorur teknologjinë ekzistuese.

EMISIONET