Kina kërcënon SHBA-në: Nëse nuk merrni pjesë në Lojërat Olimpike do kundërpërgjigjemi

Kina kërcënon SHBA-në: Nëse nuk merrni pjesë në

Kina ka reaguar të hënën lidhur me bojkotin e mundshëm të SHBA-ve ndaj Lojërave Olimpike duke shtuar se do të marrë masa nëse nuk ndalen thirrjet për të mos marrë pjesë në Lojërat Dimërore.

Ministri i Jashtëm kinez, Zhao Lijian tha se thirrjet për bojkotin e Lojërave Olimpike dëmtojnë edhe raportet me Republikën e Kinës.

"Thirrjet për bojkot janë të ekzagjëruara dhe duhet të ndalen që të mos ndikojnë në dialogun e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Kinës. Nëse SHBA-ja do të këmbëngulë, Kina do të kundërpërgjigjet."

Kina kërcënon SHBA-në: Nëse nuk merrni pjesë në

Presidenti amerikan, Joe Biden muajin e kaluar deklaroi se po e shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të Lojërave Dimërore, për të protestuar ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut që bën Kina, përfshirë edhe gjenocidin kundër minoritetit mysliman të ujgurëve.

Mediet amerikane njoftuan të dielën se Administrata e Bidenit pritet që gjatë kësaj jave të njoftojë se zyrtarët qeveritarë amerikanë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2022.

EMISIONET