Kina i bën thirrje SHBA-së të angazhohet në “dialog” për të zgjidhur tensionet tregtare
Pekini i bëri thirrje sot Uashingtonit që të “rikthehet në rrugën e dialogut” për të zgjidhur tensionet në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive që janë përshkallëzuar që nga inaugurimi i presidentit amerikan Donald Trump.
“Kina ka qenë gjithmonë në favor që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të miratojnë një qëndrim pozitiv dhe bashkëpunues ndaj dallimeve dhe mosmarrëveshjeve në fushën ekonomike dhe tregtare. Por duhet theksuar se çdo lloj komunikimi dhe konsultimi duhet të bazohet në respektin reciprok, barazinë dhe interesin e përbashkët”, tha He Yongqian, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, në një konferencë javore me gazetarët.
Pas kthimit në pushtet në janar, presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për disa prej partnerëve të tij kryesorë tregtarë, si Kina Kanadaja dhe Meksika, zyrtarisht për t’iu përgjigjur mosveprimit të pretenduar të këtyre vendeve në goditjen e trafikut të fentanilit .
Në fillim të këtij muaji, Trump rriti tarifat shtesë për të gjitha produktet kineze të importuara në SHBA në 20%.
Pekini mori “hak” duke vendosur tarifat e veta, disa prej të cilave u rritën në 15%, për një sërë produktesh bujqësore amerikane, duke përfshirë sojën mishin e derrit dhe pulën.