Kievi: Gati për të rimarrë jugun, 1 milionë ushtarë me armët e perëndimit

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi se forcat ukrainase po mbledhin një milion ushtarë të pajisur me armë perëndimore, dhe synohet rimarrja e territoreve jugore të pushtuara nga Rusia.Kievi: Gati për të rimarrë jugun, 1 milionë ushtarë me

Në një kohë që Lufta në Ukrainë ka hyrë këtë të hënë  në ditën e 137- të të saj presidenti Volodymyr Zelensky akuzon trupat ruse se sulmet brutale të artilerisë në Donbas nuk ndalen. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksi Reznikov tha se po mbledhin një milion ushtarë të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia.

Ai u shpreh se Zelensky dha urdhër për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.

Reznikov tha se tashmë presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet, dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet.

Ndërsa zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u bëri thirrje edhe një herë banorëve të rretheve të pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Numri 2 i qeverisë ukrainase  theksoi se është e nevojshme të bëhet kjo në mënyrë që forcat e armatosura të Ukrainës të mos rrezikojnë popullsinë civile gjatë operacioneve sulmuese.

Nga takimi i G20 në Bali, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthon Blinken i kërkoi Pekinit të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

EMISIONET