Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron "fitoren taktike" të Putinit

Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron "fitoren taktike"

Lufta në Ukrainë vijon të jetë e ndezur prej gati katër muajsh. Forcat ruse janë përqendruar aktualisht në lindje të vendit, ku tashmë kanë arritur të kapin disa zona. 

Tani pushtimi i qyteteve lindore të Ukrainës të Lyssychansk dhe Sievjerodonetsk, të cilat janë të rrethuara nga forcat e armatosura ruse, kërcënohet gjithashtu. 

Siç shkruan "Bild", marrja e këtyre qyteteve do të ishte një fitore e rëndësishme për Putinin.

Oleksiy Arestovych, këshilltari më i rëndësishëm ushtarak i Presidentit Zelenskiy të Ukrainës, është i alarmuar nga zhvillimet aktuale. 

Pas pushtimit të fshatit Metyolkine, marrja e Lysychansk dhe Sievarodonetsk nga forcat ruse nuk është larg.

Ai i frikësohet "rrezikut të një fitoreje taktike ruse". Të mërkurën mbrëma, qyteti i Lyssychansk ishte nën zjarr të fortë, vazhdon gazeta. 

Sievjerodonetsk gjithashtu kontrollohet pothuajse tërësisht nga trupat ruse.

EMISIONET