Kërkojnë ndryshime në modelin e turizmit, protesta masive në Spanjë

Kërkojnë ndryshime në modelin e turizmit, protesta masive në

Mijëra protestues dolën në rrugët e Ishujve Kanarie të Spanjës për të kërkuar ndryshime në modelin e turizmit masiv, që sipas tyre po pushton arkipelagun e Atlantikut.

Me flamuj dhe pankarta në duar ata tubuan disa orë pasditen e së shtunës, nën sloganin "Ishujt Kanarie kanë një kufi".

Protesta u thirr nga rreth 20 grupe sociale dhe mjedisore, të cilët thonë se mbipopullimi sjell një model ekonomik që dëmton banorët vendas dhe mjedisin.

Ata kërkojnë nga autoritetet të kufizojnë numrin e vizitorëve dhe kanë propozuar futjen e një eko-takse.

Sipas të dhënave zyrtare, arkipelagu prej 2.2 milionë banorësh u vizitua nga afro 14 milionë turistë të huaj në vitin 2023, 13 % më shumë se një vit më pare.

Ishujt që shtrihen në brigjet veriperëndimore të Afrikës, janë të njohur për peizazhet e tyre vullkanike dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit që tërheqin miliona vizitorë.

Shqetësimet mbi turizmin masiv kanë shumëfishuar numrin e protestave në të gjithë Spanjën, që është vendi i dytë më i vizituar në botë, por edhe me gjerë, duke nxitur qeveritë të miratojnë politika lehtësuese.

Pak kohë më parë amsterdami ka ndaluar ndërtimin e hoteleve të reja, teksa më herët Venecia ka miratuar taksën e turistit.

 

EMISIONET