Kërkimet në Mesdhe/ Erdogan inspekton nga ajri anijen me emrin e sulltanit. Mund të shpojë deri në 12.200 metra thellësi, VIDEO

Kërkimet në Mesdhe/ Erdogan inspekton nga ajri anijen me emrin e

Anija "Abdulhamid Han" e cila ka lundruar sot drejt Detit Mesdhe, ku do të nisë kërkimet hidrokarbure në ditët në vijim mban emrin e një prej sulltanëve të Turqisë.

Kjo anije është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë.

Thellësia maksimale e shpimit të saj është 12.200 metra. Kulla e anijes ka një lartësi prej 104 metrash, ndërsa kapaciteti i anijes është për 200 anëtarë ekuipazhi,informon Agjencia turke Anadolu.

Presidenti turk, Erdoğan mbërriti në portin e Tasuku, Mersin, të martën pasdite, (9 gusht 2022) për të inspektuar nga ajri anijen "Abdulhamid Khan".

Më pas ai u dërgua me helikopter në platformë, ku pati dhe bisedime me zyrtarët. 

Anija e shpimit “Abdulhamid Han” po dërgohet në pusin “Yorukler-1”, 55 kilometra nga Gazi-Pasha (bregu i Mersinit) t'i bashkohet flotës aktuale turke prej tre anijeve për kërkime hidrokarbure.

Presidenti turk Erdoğan theksoi se pusi "Yorukler-1” do të jetë hapi i parë i "planit tonë të gjerë të biznesit në Mesdheun Lindor".

 

 

 

EMISIONET