Kërcë*oi partneren dhe dë*toi makinën e policisë, në pranga shqiptari në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 15:09
Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali.
Ai akuzohet për kërcënim dhe dhunë në familje.
Ka qenë partnerja e tij, ajo që ka bërë denoncimin në polici rreth orës 4:45 të mëngjesit.
Siç shkruajnë mediet e huaja, në momentin që policia ka arrestuar të akuzuarin, ai ka sulmuar efektivët dhe duke dëmtuar makinën e tyre.
Shqiptari momentalisht ndodhet në burg.