Kënga e dashurisë kushtuar Erdoganit nga fansat e tij

Kënga e dashurisë kushtuar Erdoganit nga fansat e tij

“Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron do të vazhdojë përgjithmonë”, thuhet ndër të tjera në këngën e dashurisë kushtuar turkut nga mbështetësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet (AKP) të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. 

Kënga u dëgjua të dielën, gjatë mitingut parazgjedhor të Erdoganit, në stadiumin Galatasaray të Stambollit, ndërsa dominonte një pankartë me imazhin e presidentit turk.

Ky është një sukses i mëhershëm i artistit popullor Ali Tuflan Kirats, me titull: "Mjafton forma jote".

Teksti është si më poshtë: “Më mjafton shtati yt, më mjaftojnë sytë e tu, mos të të prekë dhimbje e pikëllim. Më mjafton lartësia jote, më mjaftojnë sytë e tu, që të mos të prekin dhimbja dhe pikëllimi. Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron do të vazhdojë përgjithmonë. Më beso, ky njeri do të të dojë përgjithmonë. Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron, do të vazhdojë përgjithmonë .'

EMISIONET