“Kemi miratuar plane operacionale”/ Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Hamasi dhe Irani duan luftë në Lindjen e Mesme!

“Kemi miratuar plane operacionale”/ Zëdhënësi i

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari ka folur për mediat lidhur me sulmin iranian kundër Izraelit. Ky reagim i tij vjen pas përfundimit të takimit të udhëheqësve të G7.

Ai vlerësoi mbështetjen nga aleatët pasi ndihmoi në shkatërrimin e 99 % të goditjeve me raketa dhe dronë nga Irani, ndërsa konfirmon se u hodhën rreth 350 raketa dhe dronë me peshë rreth 60 tonë.

Sipas tij plani i Iranit dështoi, duke theksuar Hamasi dhe Irani duan të ndezin Lindjen e Mesme. Gjithashtu konfirmon se kanë miratuar plane operacionale si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës.

“Vetëm disa raketa arritën të hynin në hapësirën ajrore izraelite dhe shkaktuan disa dëmtime shumë të lehta në infrastrukturën e kësaj baze të Forcave Ajrore”, tha ai, ndërsa theksoi se rregullat e Komandës së Frontit të Brendshëm të vendosura një natë më parë do të vazhdojnë edhe këtë mbrëmje.

EMISIONET