"Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë” Gazetarja arrestohet për fyerje të Erdoganit

"Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati

Gazetarja turke, Sedef Kambas, u arrestua dhe u dërgua në paraburgim sot për “fyerje të presidentit”, pasi tha një fjalë të urtë në televizion që u interpretua se i referohej presidentit Erdogan.

“Ka një fjalë të urtë të njohur që thotë se koka e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne shohim që kjo nuk është e vërtetë. Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”, tha gazetarja e  njohur në Turqi, në rrjetin televiziv Tele1.

"Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati

Gazetarja u arrestua gjatë natës në shtëpinë e saj në Stamboll, u mor në pyetje dhe u la në paraburgim, tha sot avokati i gazetares,  Ugur Poiraz.

"Arrestimi i Sedef Kampa për 'fyerje të presidentit' është një shkelje serioze e së drejtës për lirinë e shprehjes," komentoi Sindikata e Gazetarëve Turke (TGS).

EMISIONET