Katër anije me grurë dhe vaj luledielli nisen nga Ukraina, Kievi: Presim që deri në 100 anije në muaj të lënë portet tona

Të dielën 4 anije të tjera me disa tonë ushqime kanë lënë portet ukrainase pas një bllokade disa mujore duke ulur nivelin e panikut sa i përket krizës ushqimore. Autoritetet vendase presin që më shumë anije të lënë portet ukrainase.

Katër anije me grurë dhe vaj luledielli nisen nga Ukraina, Kievi:

4 anije më shumë të ngarkuara me produkte ushqimore u nisën nga portet ukrainase në Detin e Zi duke u drejtuar drejt Stambollit për inspektime, Ministria turke e Mbrojtjes e anunçoi të dielën.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës Aleksand Kubrakov gjithashtu e konfirmoi informacionin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas njoftimit të ministrisë 44 mijë tonë misër janë duke u çuar në qytetin turk të Isekderunit.

6 mijë tonë vaj luledielli janë duke shkuar në Italim 45 mijë tonë fara luledielli në Kinë dhe 66 mijë tonë misë në Stamboll.

Anijet do të ankorohen në veri të Stambollit për t’u inspektuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.

Qendra u hap pas marrëveshjes Ukrainë, Rusi me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Ajo përfshin përfaqësues nga Moska, Kievi, Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara.

Një nga anijet u nis nga Odesa dhe tre nga Çernomorsk.

Sipas autoriteteve vendase numri i anijeve që do të lënë portet ukrainase do të rritet deri në 100 për muaj.

Eksportet e grurit ukrainas u pezulluan pasi Rusia nisi operacionin ushtarak ndaj fqinjit të saj në fund të shkurtit duke shkaktuar frikën për një krizë globale ushqimore.

Kievi gjatë kësaj kohe ka akuzuar forcat ruse për ndalimin e anijeve civile për t’u larguar nga portet, ndërsa Moska e akuzoi Ukrainën për minimin e ujërave pranë porteve të saj.

EMISIONET