Kapet me 700 mijë euro heroinë në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Kapet me 700 mijë euro heroinë në makinë, arrestohet

Një 31-vjeçar shqiptar por banues në Altamura të Italisë, është arrestuar nga policia pasi është kapur 5.4 kilogramë e heroinë.

Sipas mediave italiane, droga e cila ishte e ndarë në 10 pako është gjetur pas kontrollit të makinës që po drejtonte shqiptari.

Ky i fundit u prangos dhe u dërgua në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në Bari, në pritje të njohjes së masës së sigurisë.

Dyshohet se shqiptari e kishte blerë sasinë e konsiderueshme të drogës me qëllim shpërndarjen e saj të në doza të vogla tek të tjerët, por megjithatë kjo mbetet një hipotezë paraprake.

Nga heroina e sekuestruar mund të ishin marrë më shumë se 100 mijë doza, e cila nëse do të shitej në treg do kapte vlerën 700 mijë euro.

EMISIONET