Kapet me 150 mijë euro kanabis në garazh, arrestohet 30 vjeçari shqiptar në Itali, e denoncoi fqinji

Kapet me 150 mijë euro kanabis në garazh, arrestohet 30 vjeçari

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi në garazhin e tij janë gjetur 10 kilogramë e gjysmë kanabis.

Sipas mediave të huaja, droga është gjetur në zonën e Viale Piacenza dhe ishte e ndarë në pako të ndryshme gati për shitje.

Ndërkohë shqiptari është arrestuar pikërisht në momentin që po futej në garazhin ku ndodhej lënda narkotike. Burimet bëjnë me dije se policia ra në gjurmët e trafikantit të drogës nga denoncimi i një banori.

Nëse lënda narkotike do të shitej do të kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Nga të dhënat e para, 30 vjeçari shqiptar i rënë në prangat e policisë, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në flagrancë në vitin 2021 për trafik droge. Ndërkohë që ka qenë nën hetim dhe në vitin 2017 për të njëjtën vepër penale, raportojne mediat italiane. 

Shqiptari jeton në Parma, me bashkëshorten e tij, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

EMISIONET