Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" - Garda Revolucionare bën thirrje për arrestime

Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" -

Ndërsa trazirat në Iran po shpërthejnë për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia për mosmbajtjen e duhur të shamisë, babai i saj shpërtheu duke akuzuar autoritetet se kishin gënjyer për rrethanat e vdekjes së vajzës.

Duke folur për BBC Persia, babai i 22-vjeçares tha se mjekët nuk e kishin lejuar atë të shihte vajzën e tij pas vdekjes së saj.

Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" -

“Ata gënjejnë, gënjejnë. Të gjitha janë gënjeshtra… sado që ju luta, ata nuk më lanë të shihja vajzën time” tha ai teksa pretendoi se vajza e tij kishte mavijosje në këmbë dhe pjesën tjetër të trupit përveç kokës të mbështjellë me çarçaf.

“Nuk e kam idenë se çfarë i kanë bërë asaj”, tha ai.

Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" -

Zyrtarët iranianë pretenduan se 22-vjeçarja vdiq pasi pësoi një "sulm në zemër" dhe ra në koma, por familja e saj, sipas medias iraniane Emtedad news pretendojnë se në familje nuk ka histori të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, pamjet CCTV të publikuara nga mediat iraniane treguan se vajza po rrëzohej në një qendër "reformimi", ku ishte marrë nga Policia për të marrë "udhëzime" në lidhje me veshjen e saj.

Nga trazirat e dhunshme që kanë shpërthyer në Iran kanë humbur jetën deri më tani 31 persona ndërsa dhuna dhe represioni në rrugë vazhdon.

Ndërkohë, Garda Revolucionare u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Iranit që të nxjerrin para drejtësisë "ata që përhapin lajme të rreme dhe thashetheme" në një deklaratë të lëshuar sot.

Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" -

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e të ndjerës Mahsa Amini dhe u kërkojmë autoriteteve gjyqësore të identifikojnë ata që përhapin lajme dhe thashetheme të rreme në rrjetet sociale si dhe në rrugë, por edhe ata që rrezikojnë sigurinë psikologjike të shoqërisë të merren me ta me vendosmëri", thuhet në deklaratë.

Kaos në Iran me 31 të vdekur nga "revolucioni i grave" -

EMISIONET