Kanadaja vendos sanksione ndaj 14 zyrtarëve venezuelianë

Kanadaja vendos sanksione ndaj 14 zyrtarëve venezuelianë

Këtë të premte, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj 14 titullarëve aktualë dhe të kaluar të qeverisë venezueliane.

Masat janë ndërmarrë nën akuzën e angazhimit dhe përfshirjes në aktivitete që kanë mbështetur shkeljet e të drejtave të njeriut në Venezuelë.

Sanksionet përkojnë me masat e marra nga aleatët e Kanadasë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe “dërgojnë një mesazh solidariteti me popullin venezuelian,” tha ministria e jashtme kanadeze në një deklaratë.

EMISIONET