Kamerat e sigurisë regjistrojnë 25-vjeçarin që vrau deputetin britanik, shikoni videon

Kamerat e sigurisë regjistrojnë 25-vjeçarin që vrau

Një video nga kamera e sigurisë e publikuar sot tregon, Ali Harb Ali, 25 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e deputetit britanik 69-vjeçar.

Duke mbajtur një çantë  në kurriz, mendohet se ai ishte duke ecur drejt stacionit të trenit Gospel Oak, kur u filmua nga kamerat e një dyqani  në Highgate Road në orën 08:44 të mëngjesit.

Në pamjet e siguruara nga Sky News, ai shihet duke ecur me qetësi në rrugë i veshur me pantallona të zeza dhe një pallto të gjelbër.

Kamerat e sigurisë regjistrojnë 25-vjeçarin që vrau

 

Më vonë, ai u arrestua për vrasjen e deputetit konservator.

Ali, i cili është përshkruar nga autoritetet si një "terrorist islamik", po mbahet nga policia si i dyshuar për vrasjen e deputetit konservator.

Policia po heton lëvizjet e Ali para se të kryente sulmin gjakftohtë dhe po heton nëse ai ka hipur në një tren në stacionin aty pranë për të udhëtuar në Leigh-on-Sea, Essex.

EMISIONET