“Ju tregoj si i ndihmova të pastronin para”/ Ekzekutohet eksperti i kriptomonedhave në Brazil, “pentito” i drejtësisë kishte lidhje me…

“Ju tregoj si i ndihmova të pastronin para”/ Ekzekutohet

Një biznesmen brazilian, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në São Paulo.

Antônio Vinicius Gritzbach kohët e fundit kishte arritur një marrëveshje me prokurorët, ku do të pranonte fajësinë si dhe do t’i jepte drejtësisë informacion në lidhje me Primeiro Comando da Capital (PCC) – ose Komandën e Parë të Kapitalit. Ai, një ekspert kriptomonedhash, do t’i tregonte zyrtarëve si e ndihmoi grupin të pastronte miliona dollarë.

Për këtë shkak ai u kërcënua nga banda.

Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë filmuar momentet kur dy persona me kapuç dolën nga një makinë me automatikë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit.

Gritzbach, hodhi çantën dhe u përpoq të ikte, por u qëllua shumë herë dhe vdiq në vendngjarje.

Raportet në mediat braziliane sugjerojnë se ai dikur konsiderohej si një “lojtar” kyç në operacionin e bandës.

Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Gritzbach kishte premtuar se do të ndihmonte hetuesit të gjenin anëtarët e tjerë dhe të dorëzonin dokumentet.

Në këmbim, prokurorët e São Paulo thuhet se i kishin ofruar Gritzbach një falje gjyqësore dhe një ulje të dënimit të tij për akuzat për pastrim parash.

EMISIONET