Jimmy Carter dy muaj larg ditëlindjes së tij të 100-të, zbulon qëllimin e rradhës: Dua të jetoj, që të votoj Kamala Harris

Jimmy Carter dy muaj larg ditëlindjes së tij të 100-të,

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili është më pak se dy muaj larg ditëlindjes së tij të 100-të, po pret të votojë për presidente Kamala Harris, tha nipi i tij Jason Carter për Atlanta Journal-Constitution. Kur u pyet nëse qëllimi i tij ishte të arrinte 100 vjetorin, Carter u përgjigj se qëllimi tij ishte vetëm vota ndaj zëvëndëspresidentes.

Carter është ish-presidenti më i vjetër dhe jetëgjatë në historinë e SHBA. Ai do të mbushë 100 vjeç më 1 tetor dhe votimi i hershëm në Gjeorgji fillon më 15 tetor.

Carter ka pasur marrëdhënie të ftohta me Donald Trump në krahasim me ish-presidentët e tjerë demokratë. Ai ka kritikuar disa nga sjelljet e Trump, ndërsa në të kaluarën e ka mbrojtur edhe nga mediat.

Megjithatë, në vitin 2019, ai sugjeroi se republikani ishte një president i paligjshëm, duke thënë: Trump nuk i fitoi në fakt zgjedhjet në 2016. Ai humbi zgjedhjet dhe u vu në detyrë sepse rusët ndërhynë në emër të tij.

EMISIONET