Japoni, G7: Rendi ndërkombëtar nuk ndryshohet me dhunë

Japoni, G7: Rendi ndërkombëtar nuk ndryshohet me dhunë

Grupi i Shtatë (G7) demokracive më të industrializuara kanë paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për të ndryshuar me forcë rendin ndërkombëtar, në funksion të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vendosmërisë në rritje të Kinës.

“Pra, ne do të refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë”, tha sot ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi ndërsa ministrat e jashtëm të G7 diskutonin situatën në Indo-Paqësor.

“Ne do t’i tregojmë botës vendosmërinë e fortë të G7 për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit”, shtoi Hayashi.

Pas një darke pune të dielën në vendpushimin japonez të Karuizawa, konsultimet vazhduan edhe sot midis ministrave të Jashtëm të G7.

Përplasja e Kinës drejt Tajvanit dhe testeve raketore të Koresë së Veriut do të diskutohet, së bashku me dhunën e papritur në Sudan.

Takimi vjen përpara një samiti të liderëve të G7 në Hiroshima, Japoni, në maj.

Japonia mban presidencën e G7 dhe i bashkohen në grup BM, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA.

EMISIONET