Izraeli bombardon shtëpinë e shefit të komandës së operacioneve speciale të Hamasit në Gaza

Izraeli bombardon shtëpinë e shefit të komandës së

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se një avion luftarak bombardoi shtëpinë e Raed Sa'ad, të cilin e përshkruan si kreun e komandës së operacioneve speciale të Hamasit për të gjithë Rripin e Gazës.

Në një deklaratë e IDF thotë se shtëpia e Sa'ad shërbeu si "infrastrukturë ushtarake" për Hamasin, pa dhënë hollësi.

Më parë, IDF tha se bombardoi shtëpitë e një "komandanti brigade" të Hamasit dhe një "komandanti batalioni".

Ushtria thotë se terroristët palestinezë në Gaza kanë lëshuar 278 raketa në drejtim të Izraelit që nga ora 7 e mëngjesit.

Prej këtyre, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

IDF gjithashtu thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat "Iron Dome" rrëzoi "dhjetëra" raketa, pa specifikuar sa.

 

 

 

EMISIONET