Itali/ Babai rrëmben djalin 8 vjeç nga duart e punonjëses sociale dhe e mban peng në shtëpi
Një burrë rrëmbeu nga duart e punonjëses sociale djalin e tij 8 vjeçar dhe nuk pranon ta dorëzojë.
Ngjarja ka ndodhur në Rodengo Saiano, në zonën e Breshias, Itali.
Mediat italiane shkruajnë se burri me origjinë nga Evropa Lindore u mbyll në shtëpi me djalin e tij në një fshat aty pranë, në Roncadelle dhe policia po vijon negociatat që ai të lirojë djalin.
Burri sulmoi punonjësen sociale gjatë një takimi me fëmijën ku ishte prezente dhe punonjësi social dhe më pas refuzoi të dorëzonte fëmijën në fund të takimit.
Ka dyshime se vendimi për t'ia besuar fëmijën nënës ka ndezur zemërimin e tij.
Mësohet se burri kërcënoi me armë punonjësin social por nuk dihet nëse ishte e vërtetë. Për momentin e gjithë zona ku jeton burri është rrethuar nga policia.