“Ishte xheloz", 28-vjeçari vret të dashurën disa javë pas fejesës dhe më pas qëllon veten

“Ishte xheloz", 28-vjeçari vret të dashurën disa

Një studente u vra nga i fejuari i saj 3 javë pasi i kishte bërë një propozim romantik për martesë.

Ana Fantaziu, 23 vjeç, u qëllua në shtëpinë e familjes së saj kur i fejuari xheloz pati një mosmarrëveshje me prindërit e saj dhe nxori armën.

Burri i saj i ardhshëm, Roman Vlasă, 28 vjeç, kishte shkuar për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi më 12 shtator, por e përfundoi vizitën duke vrarë të fejuarën e tij para se të qëllonte veten.

Babai i vajzës tha se kishte një zënkë mes familjes dhe Vlasă, i cili është përshkruar si "xheloz" nga miqtë e tij.

Babai i Anës u largua nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tyre i ardhshëm i kërcënoi me armë. Pastaj dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti trupat e vajzës dhe të fejuarit të saj në shtëpinë e familjes në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hînceşti.

Një mik i tronditur tha: "Ata kishin një marrëdhënie të bukur. Kohët e fundit ata kishin qenë me pushime në Rumani. Kur ishin me pushime, ai i kërkoi asaj të ishte gruaja e tij."

"Në dasmën time, ajo kishte kapur buqetën."

Maria Buzu, një mike tjetër tha: "Ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por ai ishte xheloz. Ne kishim folur për këtë. ”

Ajo shtoi: "Ajo ishte një grua e re, e jashtëzakonshme, e zgjuar dhe e bukur."

Policia konfirmoi detajet dhe po heton tragjedinë./OraNews/

EMISIONET