Ishin rrëmbyer, gjenden të vdekur 4 pjesëtarët e familjes, mes tyre foshnja 8 muajshe

Ishin rrëmbyer, gjenden të vdekur 4 pjesëtarët e familjes,

Kërkimi për një familje prej katër anëtarësh të rrëmbyer në Kaliforni përfundoi të mërkurën me gjetjen e trupave të tyre nga autoritetet në një zonë rurale, disa ditë pasi u rrëmbyen me armë.

"Sonte, frika jonë më e keqe është konfirmuar", tha sherifi i Qarkut, Merced Vern Warnke.

Trupi i fëmijës 8 muajsh Aroohi Dheri u gjet në të njëjtën zonë me prindërit e saj Jasleen Kaur dhe Jasdeep Singh, si dhe xhaxhain e fëmijës Amandeep Singh, tha Warnke. Autoritetet morën një telefonatë në zonë të mërkurën pasdite.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Familja ishte zhdukur që nga e hëna, kur autoritetet thanë se ata u rrëmbyen nga një burrë i armatosur dhe u futën me forcë në një kamion.

Policia ka vënë në pranga një të dyshuar për ngjarjen.

I dyshuari është dënuar në vitin 2005 në një rast që përfshinte grabitje të armatosur dhe burgim të rremë. Burri u lirua me kusht në 2015. Sipas Warnke, ai i njihte viktmat.

"Të paktën një person tjetër është i përfshirë në rrëmbim, por nuk është gjetur asnjë provë për ta mbështetur këtë", shprehet sherifi.

 

EMISIONET