Ishin dënuar me vdekje, gjykata e Katarit liron 8 ish-oficerë të marinës indiane
Nje gjykate e Katarit ka liruar tete ish oficere te marines indiane te denuar më herët me vdekje.
7 burra tashme jane kthyer ne Indi raortoi ministria e jashtme e Indiane, nderkohe qe ne janar autoritet thane se denimi me vdekje per te 8 te denuarit ishte konvertuar në denim me burg,
As Katari dhe as India nuk bën publika provat që rëndonin ndaj 8 ish-ofiocerëve, te cilet punonin per nje firme private ne Katar, por Financial Times dhe Reuters kane raportuar se ata ishin akuzuar per spiunazh per Izraelin.
Arrestimi i tyre u kthye në një çshtje diplomatike mes Indisë dhe Katarit, ku kulmi arriti me denimin me vdekje nga Gjykata e Shkalles se pare Katar, në tetor të vitit të kaluar.
India dhe Katari janë aleatë të ngushtë. Delhi kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje prej 78 miliardë dollarësh për të transportuar gaz natyror të lëngshëm nga Doha deri në fund të 2048-s
Dënimi i oficerëve prishi për pak kohë lidhjet midis dy vendeve, por ekspertët thonë se përpjekjet e vazhdueshme diplomatike kanë rezultuar në lirimin e tyre.