Ish-presidenti rus tallet me liderët europianë: Niveli i politikanëve perëndimorë ka rënë shumë

Ish-presidenti rus tallet me liderët europianë: Niveli i

Ish-presidenti rus dhe aleati i presidentit aktual Vladimir Putinit, Dimitri Medvedev ka vënë në lojë liderët europianë lidhur me atë çfarë po ndodh orët e fundit në Bruksel.

Në një shkrim të tij, Medvedev heq një paralele mes Mario Draghit kryeministrit aktual të Italisë, me Silvio Berlusconin  duke u kujtuar se nuk janë njësoj. Por nuk ndalon me kaq, ndërsa shprehet se niveli i politikanëve perëndimorë ka rënë shumë vitet e fundit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Medvedev thotë se tashmë është e qartë se në Evropë nuk ka as një gjurmë të figurave politike të nivelit të Helmut Kohl, Zhak Shirak apo Margaret Thatcher.

Duke qartësuar se me reagimin e tij nuk synon të ofendojë njeri, Medvedev shprehet se është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj, thotë ai, dhe janë pjesë e një brezi të ri që është larg nga epoka më e mirë e administratës publike.

Medvedev, i cili shpesh shihet si zëdhënës i asaj që Kremlini po mendon, pyet “a do të paraqitej presidenti aktual i Ukrainës në një takim me presidentin Shirak me një bluzë jeshile? Absurd eta mendosh, thotë ai.

Sipas Medvedev problemi i degjenerimit të politikës evropiane është kryesisht për shkak të faktit se ajo është bërë një vokal i zbehtë mbështetës për solistët amerikanë.

EMISIONET