Irani reagon pas sanksioneve të BE-së dhe Britanisë: Së shpejti masa hakmarrëse!

Irani reagon pas sanksioneve të BE-së dhe Britanisë: Së

Irani ka njoftuar se do t’i përgjigjet sanksioneve të BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u zotuar se do të synojë individët dhe subjektet në Perëndim që “shkelin të drejtat e njeriut”.

Teherani tha se “dënon fuqishëm” sanksionet e reja të vendosura nga Brukseli dhe Londra në përgjigje të shtypjes së dhunshme të regjimit ndaj protestuesve, teksa paralajmëruan se së shpejti do të pasonin masa hakmarrëse.

“Republika Islamike së shpejti do të shpallë një listë të sanksioneve të reja kundër shkelësve të të drejtave të njeriut në BE dhe Angli”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani.

“Veprimi i Bashkimit Evropian dhe regjimit britanik është një shenjë e paaftësisë së tyre mendore për të kuptuar siç duhet realitetet e Iranit”, citohet të ketë thënë Kanaani nga agjencia iraniane e lajmeve IMNA. “Ata janë kundër autoriteteve të Republikës Islamike”, shtoi ai.

Në një takim në Bruksel, BE vendosi sanksione ndaj më shumë se 35 zyrtarëve dhe organizatave iraniane, duke i fajësuar ata për goditjen “brutale” të trazirave dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut. Lista përfshinte katër komandantë dhe 12 njësi të Gardës Revolucionare të fuqishme, të cilët shumë vëzhgues thonë se mbajnë pushtetin e vërtetë brenda Iranit.

EMISIONET