Inflacioni në Britani kap nivelin më të lartë që nga viti 1982

Inflacioni në Britani kap nivelin më të lartë që nga

Inflacioni në Britani muajin e kaluar është rritur në nivelin më të lartë vjetor që nga viti 1982, duke rritur presionin ndaj ministrit të Financave, Rishi Sunak, që të shtojë ndihmën për amvisëritë, të cilat po përballen me krizën më të rëndë të rritjes së çmimeve të jetesës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në prill, inflacioni për çmimet e konsumit arriti në 9 për qind, tha Zyra Kombëtare e Statistikave, duke tejkaluar nivelin më të lartë të recesionit, që ishte regjistruar në vitet ’90.

Ndërkaq, funta britanike ka rënë për 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Rritja e çmimeve të energjisë vlerësohet se ka qenë shkaku kryesor i rritjes së çmimeve në prill.

Sunak tha se shtetet në mbarë botën po përballen me rritje të inflacionit.

“Ne nuk mund të mbrojmë plotësisht qytetarët nga këto sfida botërore, por ne po ofrojmë mbështetje dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejme”, tha ai.

EMISIONET