I solli humbje pas akuzave për ngacmim seksual, aktori hollivudian i paguan 31 mln$ dëmshpërblim produksionit

Një Gjykatë në Los Anxhelos ka shpallur fajtor aktorin e njohur Kevin Spacey për dëmin e shkaktuar serisë televizive House of Cards. Spacey tanimë do të duhet të paguajë 31 milionë dollarë produksionit të serisë televizive që është transmetuar në gjigandin NETFLIX.

I solli humbje pas akuzave për ngacmim seksual, aktori hollivudian i paguan

Aktori i njohur hollivudian Kevin Spacey do t’i duhet të paguajë  gati 31 milion dollarë si dëmshpërblim produksionit të House of Cards, ka vendosur një gjykatë në Los Anxhelos së fundmi.

Aktori luajti në serialin e Netflix për 5 sezone derisa u pushua nga puna në 2017 pas akuzave për ngacmime seksuale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Spacey dhe MRC kanë qenë në një betejë të gjatë vitin e fundit, qëkur aktori u largua nga produksioni për sjellje të pahijshme në dhe jashtë sheshit të xhirimeve.

Ai ka aktruar si protagonist kryesor në rolin e Frank Underwood në filmin House of Cards dhe MRC pretendon se largimi i tij nga sezoni i 6 i show-t u ka kushtuar atyre miliona dollarë.

Scacey u pushua nga puna një dite pasi rrjeti televiziv CNN publikoi një raport në 2017, në të cilin disa pjestarë aktual dhe të mëparshëm të stafit të produksionit, ngritën akuza për ngacmin seksual, si rasti i aktorit Anthony Rapp, i cili deklaroi se u ngacmua seksualisht gjatë një feste në 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Scacey kërkoi falje publike për atë ç'ka ai quajti sjellje thellësisht e pahijshme e një të dehuri, duke pretenduar se nuk e mbante mend incidentin.

Fituesi i Oscar po përballet edhe me akuza të tjera kriminale nga një gjykatë në Londër, pasi akuzohet për ngacmim sexual të 3 meshkujve në harkun kohor 2005-2013. Por ai këmbëngul në pafajësinë e tij

EMISIONET