Sulmi i përgjakshëm në shkollë, publikohen fotot e tre adoleshtentëve të vrarë, agresori i mori armën të atit

Sulmi i përgjakshëm në shkollë, publikohen fotot e tre

Identifikohen tre adoleshentët që mbetën të vrarë nga sulmi me armë në shkollën e mesme të Oksfordit, në periferi të Detroitit në Miçigan.

Nga të shtënat me armë u vranë Hana St Juliana 14 vjeçe, Tate Myre 16 vjeç dhe 17-vjeçarja Madisyn Baldwin.

Sipas shokëve të klasës, Tate u vra kur u përpoq heroikisht të çarmatoste agresorin.

Një peticion ku kërkohet që stadiumi i futbollit i shkollës të marrë emrin e tij ka mbledhur tashmë më shumë se 28,000 nënshkrime.

Tate aktivizohej me skuadrën e futbollit të shkollës, në pozicionin e mbrojtësit.

Siç bëjnë me dije mediat e huaja Tate gjeti vdekjen në spital, ndërsa Hana dhe Madisyn mbetën të vdekura në vend nga të shtënat.

Të plagosur mbetën dhe 8 persona, shtatë nxënës dhe një mësuese. Kjo e fundit la spitalin pas mjekimit.

Të shtatë nxënësit e plagosur mbeten të shtruar në spital, 3 prej tyre në gjendje kritike për jetën, përfshirë një djalë 15-vjeçar me plagë me armë zjarri në kokë, një vajzë 17-vjeçare e goditur në gjoks dhe një vajzë 14-vjeçare  me plagë në gjoks dhe qafë.

Sherifi i qarkut Oakland, Michael Bouchard tha të martën vonë se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e ngjarjes por shtoi se 15-vjeçari në paraburgim po refuzon të bashkëpunojë. 

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur për shkak të moshës së tij të mitur por mund të identifikohet nëse akuzohet si i rritur për vrasjet. 

Mësohet se arma me të cilën e kreu sulmin ishte blerë nga babai 15 vjeçarit.

Bouchard tha se adoleshenti e kishte praktikuar më parë qitjen me armë dhe kishte postuar fotografi.

EMISIONET