Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Lavrov flet me homologun iralian: Ky është qëndrimi i Rusisë
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Lavrov sapo ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian.
“Sot ndodhi një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në rajon. Veprime të reja provokuese të rrezikshme mund të çojnë në një rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme,” tha ministria.
“Parandalimi i skenarëve të tillë dhe heqja e shkaqeve të tyre kryesore duhet të jetë një çështje prioritare për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”
KS i OKB-së pritet të mblidhet pak disa orësh, pasi Izraeli ka kërkuar që të dënohet sulmi i Iranit dhe të shpallet Garda Revolucionare Iraniane, një organizatë terroriste.