Tërmeti i fuqishëm në Alaskë, tërhiqet alarmi për cunam

Tërmeti i fuqishëm  në Alaskë, tërhiqet alarmi për

Alarmi për cunam në Alaskë, pas tërmetit me magnitudë 8,2 të shkallës Rihter u anulua.

Tërmeti kishte një thellësi  prej 35 kilometrash. Epiqendra e tij ndodhej rreth 91 kilometra në juglindje të Perville, rreth 800 kilometra nga Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit në SHBA (NTWC)  bëri një paralajmërim për Alaskën jugore dhe Gadishullin e Alaskës, por disa orë më vonë qendra tërhoqi alarmin duke e anuluar atë.

Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur apo dëme materiale. Disa komunitete në brigjet e Alaskës u evakuuan pas tërmetit.

"Ky është tërmeti më i fortë në Alaskë që nga viti 1965", tha Michael West, një sizmolog në Qendrën Sizmologjike të Alaskës.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor (PTWC) anuloi paralajmërimet e saj për Haëaii dhe Guam dhe NHK shtetërore tha se nuk kishte asnjë rrezik për Japoninë. Autoritetet në Zelandën e Re gjithashtu kanë thënë se nuk presin përmbytje në zonat bregdetare.

EMISIONET