I gjenden 3000 doza kanabisi në shtëpi, reperi i njohur falet nga gjykatësi: Ato favorizojnë krijimtarinë e tij

I gjenden 3000 doza kanabisi në shtëpi, reperi i njohur falet nga

Gati 3,000 doza të drogës , duke përfshirë hashash dhe marijuanë, u gjetën në shtëpinë e  reperit Sofian Naich, i njohur me emrin e artit Kaprio.

Pavarësisht nga gjithçka, gjykatësi "shpëtoi" reperin duke gjykuar se dozat përdoren "për të nxitur krijimtarinë."

Muzikanti u përfshi në një hetim për grabitjet  që ndodhën në rrugën  Roma, në dyqanin e Gucci, më 26 tetor 2020 në Torino, dhe sasia e madhe e drogës ishte zbuluar gjatë kontrollit.

Gjykata e Torinos shkruan: "Naich po krijon muzikë rep me emrin artistik të 'Kaprio' dhe dihet që në kontekste dhe mjedise të caktuara artistike ka një përdorim mjaft të rastësishëm të barnave, veçanërisht ato që konsiderohen të lehta dhe të përshtatshme për nxitjen e krijimtarisë artistike. Prandaj duhet të konsiderohet e besueshme që i riu e mbante drogën si për përdorim personal ashtu edhe për transferime që synonin konsumimin në grup ."

Ndërkohë Kaprio thotë:"Unë kurrë nuk kam shitur drogë."

Fakti që hetuesit nuk gjetën para në apartament gjithashtu favorizoi dënimin e favorshëm ndaj reperit. Reperi pranoi përgjegjësitë e tij, duke shpjeguar se droga ishte për përdorim personal.

"Unë kurrë nuk e shita atë," shpjegoi ai.

"Dozat ja ofroja vetëm miqve artistë që vinin të më vizitonin."

EMISIONET