I duhen vota? Biden do të hapë rrugën për 500,000 emigrantë të paligjshëm të martuar me shtetas amerikanë

I duhen vota? Biden do të hapë rrugën për 500,000

Presidenti Joe Biden do të shpallë një politikë të re që do të mbronte qindra mijëra bashkëshortë pa dokumente të qytetarëve amerikanë nga dëbimi, sipas zyrtarëve të administratës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, politika e re do të zbatohet për ata që kanë qenë në vend për të paktën 10 vjet dhe do t’i lejojë ata të punojnë në SHBA ligjërisht.

Siç thuhet më tej, Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se do të përfitojnë 500,000 bashkëshortë.

Biden është zotuar ta bëjë sistemin e emigracionit në SHBA “më të drejtë”.

Sondazhet tregojnë se çështja është një shqetësim kryesor për shumë votues përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Shtëpia e Bardhë beson gjithashtu se politika e re e bashkëshortëve do të përfitojë 50,000 të rinj nën 21 vjeç, prindi i të cilëve është i martuar me një shtetas amerikan.

Kjo shënon programin më të rëndësishëm të ndihmës për migrantët pa dokumente tashmë në SHBA që kur administrata e Barack Obamës shpalli “Daca”, në vitin 2012.

EMISIONET