‘I biri sekret’ i mbretit britanik thotë se janë përpjekur t’i marrin ‘ilegalisht ADN-në’

‘I biri sekret’ i mbretit britanik thotë se janë

Simon Dorante-Day pretendon se është i biri sekret i mbretit britanik Charles dhe bashkëshortes mbretërore Camilla, por nuk kishte asnjë fjalë miqësore për familjen mbretërore teksa shton se janë përpjekur që ilegalisht t’i marrin ADN-së për ta analizuar.

Australiani me pretendimin e ekzagjeruar ka kërkuar edhe vetë një testim të ADN-së për të provuar pretendimin e tij. 57-vjeçari është baba i nëntë fëmijëve dhe besohet se ka lindur në Hampshire të Britanisë, por prej kohësh është vendosur në Australi.

Ai pretendon se një grua erdhi në shtëpinë e tij dhe pretendonte se ishte ‘bija sekrete’ e Princit Philip, bashkëshorti i nderë i mbretëreshës Elizabeth II, shkruan e përditshmja DailyStar.

“Ajo me tha se kishte marrë çertifikatën e lindjes dhe dokumentet e adoptimit dhe se kishte zbuluar se ato ishin të dyja të falsifikuara”, tha Dorante-Day për rrjetin australian 7NEWS.com.au. “Spitali i listuar aty nuk ekzistonte dhe te tjera detaje ishin të sajuara. Këto gjëra reflektojnë dhe eksperiencat e mia, isha shumë i interesuar”.

“Gruaja amerikane më pas ishte drejtuar te FBI për të kërkuar çertifikatën e vërtetë të lindjes dhe kur e mori atë pa se ishte bija e Princit Philip. Dikush i kishte sugjeruar asaj të më gjente e të më takonte në Australi, pasi kishin parë historinë time në internet, në YouTube dhe se ajo ose unë mumd të ndihmonim njëri-tjetrin”, thotë burri sipas DailyStar.

Por burri shtonte se gruaja dhe një hetues privat e kishin shqetësuar atë dhe gruan kur erdhën mëngjesin e 2 dhjetorit për t’i thënë këtë.

“Nisa të humbas mendjen kur dëgjova këtë,” shton ai.

“Është shumë e vështirë që autoritetet të të ndihmojnë me çeshtje si këto, ato nuk mund të të tregojnë haptazi se je bija e bashkëshortit të mbretëreshës”.

Më tej ai shtonte se gruaja kishte ardhur me avion në Australi dhe “kishte shumë para, pasi familja mbretërore e kishte paguar për të heshtur”.

“Ajo më tha se duhet të krahasonim ADN-në time me të sajën për të provuar se të dy ishim anëtarë të familjes mbretërore, por unë dhe gruaja ime Elvianna i thanë zonjës se nuk ishim të interesuar për paratë.

Në konkluzion pretenduesi atësisë mbretërore tha: “Kjo ka të bëjë me gjetjen e prindërve të mi të vërtetë dhe me mbrojtjen e familjes time. Ne nuk kemi kërkuar kurrë para”.

EMISIONET