I akuzuar për përdhunim ndaj pacientëve të tij, mjeku var veten në burg, ishte në pritje të gjyqit

I akuzuar për përdhunim ndaj pacientëve të tij, mjeku var

Neurologu i Manhatanit, i dënuar së fundmi për sulm seksual, abuzim dhe përdhunim të gjashtë pacientëve të tij, vdiq nga vetëvrasja në ishullin Rikers të hënën, thanë autoritetet.

Ricardo Cruciani, 68 vjeç, vdiq duke u varur, i tha CNN të martën Zyra e Kryeekzaminuesit Mjekësor të qytetit të Nju Jorkut. 

Cruciani, i cili përdhunoi disa nga pacientët e tij, vdiq në orën 6:30 të mëngjesit, burgun Rikers Island në Nju Jork, ku po mbahej në pritje të gjykimit.

Cruciani dyshohet se ka përdorur një karrige dhe një rrobë pëlhure për t'u varur.

Mbi të rëndonin 18 akuza për të cilat ai do të duhej të përgjigjej në një gjyq që do të fillonte janarin e ardhshëm.

Departamenti lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se do të kryhet një hetim për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së Crucianit.

EMISIONET