Humbi ekuilibrin teksa bënte selfie, humb jetën 21-vjeçarja që bie nga shkëmbi 50 metra i lartë

Humbi ekuilibrin teksa bënte selfie, humb jetën 21-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë turke ku një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mësohet se 21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto në 50 metra lartësi pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana. 21-vjeçarja ishte së bashku me motrën e saj në momentin e aksidentit tragjik.

Motra e saj, Majloom gjithashtu ra poshtë me Hatixhen në një përpjekje për ta shpëtuar atë. Hatixhe nuk mundi t'i shpëtonte palgëve të marra dhe vdiq rrugës për në spital ndërsa motra e saj arriti të mbijetonte.

Selfiet në lartësi të mëdha konsiderohen të rrezikshme dhe shumë incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën./OraNews/ 

EMISIONET