Holandë, prokurorët po hetojnë vdekjen e 33 personave me “pluhurin vetëvrasës”

Holandë, prokurorët po hetojnë vdekjen e 33 personave me

Autoritetet holandeze po hetojnë 33 vdekje të dyshuara, pasi disa persona blenë një "pluhur vetëvrasës" nga një anëtar i një grupi të të drejtës për të vdekur në Holandë.

Çështja u shfaq në seancat procedurale përpara një gjyqi të disa anëtarëve të grupit që e quan veten “Vullneti i Fundit Bashkëpunues”.

Numri pritet të rritet pasi një anëtar tjetër i grupit i tha një gazete lokale se ia kishte shitur pluhurin më shumë se njëqind njerëzve.

Grupi i cili ka promovuar "Substancën X" si një mënyrë të lirë dhe pa dhimbje për të vdekur që nga viti 2018, është një organizatë kriminale që ndihmon vetëvrasjet e asistuara në mënyrë të paligjshme.

Eutanazia dhe vetëvrasja me ndihmën e mjekut janë të ligjshme në Holandë nën kushte shumë strikte dhe kur mbikëqyren nga profesionistë mjekësorë dhe kryeja e një akti të tillë jashtë kritereve dënohet me burgim deri në tre vjet.

Prokurorët kanë akuzuar një anëtar 28-vjeçar të grupit për shpërndarje të paligjshme të ilaçeve dhe pastrim parash, si dhe pritet ta akuzojnë atë edhe për ndihmë në vetëvrasje.

"Ne po hetojmë 33 raste kur ‘Substanca X’ u shit njerëzve që vdiqën më vonë. Në 15 nga ato raste u konkludua se ata vdiqën nga përdorimi i "Substancës X", - tha prokuropri.

Njëri prej tyre anëtarëve të këtij grupimi, psikologu 78-vjeçar Wim van Dijk, i tha më vonë gazetës holandeze De Volkskrant se ai ua kishte shitur "Substancën X" mbi njëqind njerëzve.

Nën hetim është edhe kryetari i këtij grupimi, Jos van Wijk. Ai i tha emisionit holandez Op1 se ‘Cooperative Last Will’ ka operuar gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

Holanda ishte vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë dhe vetëvrasjen me ndihmën e mjekut në vitin 2002.

Pacientët duhet të përjetojnë vuajtje të padurueshme fizike ose mendore, pa asnjë perspektivë për përmirësim dhe duhet të kenë kërkuar vazhdimisht të vdesin ndërsa kanë mendje të shëndoshë.

EMISIONET