Hetimi i gjenocidit indigjen në Brazil pasi 100 fëmijë nën 5 vjeç vdiqën brenda një viti

Hetimi i gjenocidit indigjen në Brazil pasi 100 fëmijë nën 5

Policia braziliane ka nisur një hetim paraprak për "gjenocid" pasi u publikuan shifrat zyrtare se të paktën 100 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdiqën në vitin 2022 në tokat ku jetojnë Yanomami indigjenë.

“Vendosa dje të nis një hetim të ri policor për gjenocid të mundshëm” në atë zonë, tha ministri i Drejtësisë Flavio Dino për CNN Brazil.

"Ne besojmë se ka prova të forta që ata refuzuan të ofrojnë ndihmë ushqimore dhe mjekësore për këto popullata indigjene," shtoi ai.

Hetimi është drejtuar ndaj nëpunësve publikë dhe drejtuesve të sektorit të shëndetësisë. Do të shqyrtohen edhe ankesat për krime kundër mjedisit dhe shpërdorim të fondeve publike.

Javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 99 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën vitin e kaluar në tokat e izoluara të Yanomami, në pyllin e virgjër. Shkaqet e vdekjes së fëmijëve ndryshojnë: pneumoni, diarre, gastroenterit (ndoshta viral), hemorragji ose kequshqyerje të rëndë.

Presidenti brazilian shkoi të shtunën në Boa Vista, në shtetin Roraima, ku ndodhen një pjesë e tokave Yanomami.

Ajo që pashë më tronditi”, tha ai duke folur për imazhe “çnjerëzore”.

Rreth 30,400 njerëz indigjenë jetojnë në këtë zonë, midis Shteteve të Roraima dhe Amazonas.

Territoret e tyre shtrihen edhe në Venezuelën fqinje. Në këtë zonë ndalohet çdo aktivitet minerar.

Por vendasit e kanë të vështirë të gjejnë ushqim për shkak të shkatërrimit të pyjeve tropikale ku zakonisht gjenin mjetet për të mbajtur veten.

Sipas drejtuesve të Yanomami, rreth 20,000 minatorë të paligjshëm ari kanë pushtuar tokat e tyre, kanë vrarë njerëz indigjenë, kanë sulmuar seksualisht gra dhe vajza adoleshente dhe kanë ndotur lumenjtë e tyre me merkur, të cilin ata e përdorin për të ndarë arin nga sedimentet.

EMISIONET