Aleksandra, vogëlushja e parë italiane e lindur nga një mitër e trapiantuar

Aleksandra, vogëlushja e parë italiane e lindur nga një

Quhet Aleksandra, siciliane e gëzon shëndet të plotë foshnja e sapo lindur në spitalin e Katanias nga një nënë me një mitër të transplatuar.

Është hera e parë që në Itali realizohet lindja nga një mitër e transplatuar e për mjekësinë italiane regjistron rrugëtimin e suksesshëm të këtij eksperimenti.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ishte viti 2020 kur 31 vjeçares Albina Verderama iu transplatua mitra nga një nënë 37 vjeçare e cila kishte ndërruar jetë nga një arrest kardiak.

E një vit më vonë më gusht të 2021 me një ekip të specializuar të spitalit Cannizzaro të Katanias nisën përpjekjet e para për t'u bërë nënë me anë të teknikës së fekondimit artificial e falë 8 vezëve që kishte mundur të ngrijë para operacionit të trapiantit.

Cannizzro është spitali i parë në Itali që nisi një eksperiment të tillë e që sot një vit më vonë, rezultoi i sukseshëm.

Nëna e re vuante nga një sëmundje e trashëguar qysh në lindje që njihet me emrin Rokitansky, e që ka si veçanti se fëmijët vajza lindin pa mitër e në disa raste dhe pa vaginë.

Albina Verderama  e zbuloi sëmundjen e saj në moshën 17 vjeçare bashkë me dhimbjen se nuk do të bëhej kurrë nënë.

EMISIONET