Helikopteri amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, mbijetojnë dy anëtarë të ekuipazhit

Helikopteri amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit,

Një helikopter ushtarak amerikan i tipit Apache është rrëzuar të hënën në Ngushticën e Hormuzit, sipas një raportimi të publikuar nga gazeta amerikane The New York Times, e cila citon dy burime të njohura me ngjarjen.

Sipas raportit, dy anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar shëndoshë e mirë pas incidentit, megjithatë nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tyre apo mënyrën se si u realizua operacioni i shpëtimit.

Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse helikopteri është goditur nga zjarri iranian, ka pësuar një defekt mekanik apo është përballur me ndonjë problem tjetër teknik ose operacional gjatë fluturimit.

Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me ngjarjen. Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të agjencisë Reuters.

Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të larta në rajonin e Gjirit Persik, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit.

EMISIONET