Guterres: Vendimet detyruese të ICJ-së duhet të respektohen

Guterres: Vendimet detyruese të ICJ-së duhet të respektohen

Për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë janë detyruese dhe se ai beson se ”ato do të respektohen siç duhet nga palët”, tha një zëdhënës i Pallatit të Qelqtë.

Gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi sot Izraelin të ndalonte menjëherë sulmin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke thënë se situata humanitare në territorin palestinez ishte katastrofike.

Vendimi i lexuar me zë të lartë nga gjyqtari Nawaf Salam në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë ishte në përgjigje të një kërkese urgjente të paraqitur nga Afrika e Jugut.

Afrika e Jugut e justifikoi kërkesën e saj në ICJ duke argumentuar se masat e mëparshme të gjykatës në lidhje me luftën në Gaza ishin të papërshtatshme.

Ndërsa vendimet e gjykatës janë të detyrueshme, ajo nuk ka asnjë mjet për të detyruar pajtueshmërinë. Megjithatë, ajo mund t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë.

EMISIONET