Gucci “vishet” me kriptomonedhë

Gucci “vishet” me kriptomonedhë

Gucci, në pronësi të Kering të Francës, i bashkohet një numri në rritje të kompanive që kanë filluar të pranojnë monedha virtuale.

Marka e veshjeve luksoze do të fillojë të pranojë pagesa në kriptovaluta në disa nga dyqanet e saj në Amerikë, duke filluar nga fundi i ketij muaji.

Por klientët që paguajnë në dyqane me kriptovaluta do t'u dërgohet një email me një kod QR për ta përdorur me një portofol të aseteve dixhitale - një aplikacion transaksionesh financiare që funksionon në pajisjet celulare.

Marka mjaft e njohur planifikon të prezantojë platformën në të gjitha dyqanet e Amerikës së Veriut që operon drejtpërdrejt në të ardhmen e afërt.

Ajo që vlen te theksohet është se pranimi nga Gucci të pagesave përmes kriptomonedhave, shënon një tjetër hap përpara për monedhat virtuale.

Gucci është emri i fundit i madh që ka njoftuar se do të marrë kriptomonedhën si pagesë. Më herët gjigantin e teknologjisë Microsoft, firma amerikane të telekomunikacionit AT&T dhe zinxhiri i kafesë Starbucks, pranonin pagesa të tilla.

Vitin e fundit Bitcoin është bërë gjithashtu mjet ligjor në dy shtete - El Salvador dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

El Salvador lajmëroji se do t'i lejonte konsumatorët të përdorin kriptomonedhën në të gjitha transaksionet, së bashku me dollarin amerikan, por Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar të anulojë vendimin. 

EMISIONET