VIDEO/ Plan për grusht shteti në Gjermani, 25 të arrestuar pjesë e ekstremit të djathtë

25 persona janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se kishin thurur komplot për të rrëzuar qeverinë Sholc përmes grushtit të shtetit. Prokuroria tha se po hetonte rastin si operacion anti-terror. Grupimi kishte qëllime ekstremiste të krahut të djathtë.

VIDEO/ Plan për grusht shteti në Gjermani, 25 të arrestuar

Pas bastisjes së dhjetëra lokacioneve në 11 shtete federale të Gjermanisë, policia gjermane ka arrestuar 25 persona, të cilët dyshoheshin për komplot për rrëzimin e Qeverisë.

Prokurorët federalë thanë se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 3 000 policë, të cilët kryen bastisje në 130 lokacione.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, e përshkroi aksionin si operacion anti-terrorizëm.

"Demokracia është e mbrojtur. Që nga mëngjesi i sotëm, një operacion i madh anti-terror është duke u zhvilluar. Prokurori Publik Federal po heton një rrjet të dyshuar terrorist nga mjedisi qytetar i Rajhut. Dyshohet se ishte planifikuar një sulm i armatosur ndaj organeve kushtetuese," tha ai.

Raportimet në mediet gjermane thonë se grupi i përbërë nga figura të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarakë planifikuan të merrnin ndërtesën e parlamentit Reichstag në mënyrë që të merrnin pushtetin.

Sipas autoriteteve gjermane, 22 nga 25 të arrestuarit janë shtetas gjerman, ndërsa tre të tjerë, përfshirë një shtetas rus, dyshohet ishin mbështetës të grupit.

Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich XIII.

Prokurorët federalë thanë se grupi planifikoi që ta instalonte atë si udhëheqësin e ri të Gjermanisë, dhe për këtë arsye vet 71-vjeçari dyshohet se kishte kontaktuar me zyrtarët rusë me qëllim të negocimit të një rendi të ri në vend, pasi Qeveria gjermane të rrëzohej.

Ai dyshohet se u ndihmua nga një grua ruse, Vitalia B.

Pjesë e këtij grupi thuhet se janë anëtarë të lëvizjes ekstremiste ‘Reichsbürger’ apo ‘Qytetarët e Rajhut’, të cilët janë prej kohësh në vëzhgimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871 të mbretit Wihelm.

VIDEO/ Plan për grusht shteti në Gjermani, 25 të arrestuar VIDEO/ Plan për grusht shteti në Gjermani, 25 të arrestuar

 

EMISIONET