Gruaja vendos të dhurojë 150 pako që i arritën gabimisht në shtëpi, ja çfarë kishte brenda tyre

Gruaja vendos të dhurojë 150 pako që i arritën gabimisht

Një gruaje nga New Yorku i arritën në shtëpi më shumë se 150 pako nga Amazon, të cilat nuk i kishte porositur.

Brenda pakove të dorëzuara në shtëpinë e Cannan ishin mijëra kllapa (mbajtëse) maskash anticovid që njerëzit i vendosnin brenda maskave të fytyrës për të lejuar më shumë hapësirë për frymëmarrje.

“Mendova se partneri im i biznesit kishte porositur diçka për studion tonë dhe ne po e prisnim”, tha ajo për CNN.

“Kështu që i hapa kutitë për të  parë dhe kuptova se ato ishin mbajtëse maske”, deklaroi ajo.

Pasi Amazon i tha asaj se nuk kishte nevojë të kthente pakot Cannan vendosi t'i dhuronte ato në spitalet lokale të fëmijëve, ku maskat e fytyrës kërkohen ende rreptësisht për shkak të kufizimeve të Covid-19 .

Një zëdhënës i Amazon tha për ABC News, "Këto pako u dërguan në një adresë të gabuar dhe ne e vlerësojmë durimin dhe kreativitetin e zonjës Cannan dhe familjes së saj ndërsa zgjidhëm situatën."

 

EMISIONET